• Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon

3401 Adrian Edgar

Librazhd,Albania

Astrotourism Albania

Kanioni i Holtes

Karakteristikat:
📉 Kategoria: Marshim                          🚩 Vendtakimi: Bar Bakery Choco 2/Liceu artistic “Jordan Misja”
📆 Data:                                                   ⏰ Ora: 08:00 - 19:00
🚻 Pjesemarrja: 40 persona                 📊 Niveli i guidës: i lehtë 

Pershkrimi:

Mali i Kallkanit ndodhet në pjesën veriore të Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice i cili shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927 ha. Parku Kombëtarë Shebenik-Jabllanice është një nder parqet më të bukurat të vendit tonë si dhe më i madhi në Shqipëri. Ndodhet ne lartesine 2,253 m ku ne te ndodhen 14 Liqene akullnajore dhe 3 Liqene artificiale. 

 

🔆Kanioni i Holtës - Gjeomonument
Një mrekulli e natyrës, që ja vlen për ta vizituar...
✒Rreth 15 km nga qyteti Gramshit, një kanion i bukur, tepër i thellë, me shkëmbinj të thepisur, me bimë të ndryshme, habitate rezistuese dhe të gjelbërta në çdo stinë. 

📑Programi:
✒Nisemi nga Librazhdi në orën 08:00 dhe rreth orës 09:00 jemi në Liqenin e Banjës. Aty do të ndalojmë për të shijuar pamjen e bukur që ta ofron liqeni dhe do të bëjmë foto. Më pas vazhdojmë për në qytetin e Gramshit. Bëjmë një shetitje të shkurtër në qendër dhe ulemi për një kafe, më pas furnizohemi me gjërat e fundit që kemi lënë pa marrë dhe nisemi drejt Kanionit.
✒Rreth 30 minuta me makinë nga qyteti Gramshit dhe më pas jemi gati për të eksploruar këtë kanion fantastik. Do të përshkrojmë një distancë rreth 3-4 km dhe do ndalojmë herë pas here për të bërë foto në vendet më pikante, me gjithëse atje është gjithcka e bukur. Koha për të ngrenë ushqimin. Mund të freskohemi në ujin e kanionit ose të bëjmë banjo dielli. 
✒Do të ndalojmë tek pishina me uje termal prane kanioni për të konsumuar dicka për të pirë ose për të ngrënë sipas dëshirës.
✒Rreth orës 19:00 jemi në /Tirane 



 

Të përfshira:
🌻 Transporti:Tirane –Kanioni Holtes-Tirane
🌻 Guida
🌻 Foto gjatë aktivitetit 

📎Çfarë duhet të keni me vete:
🌻 Cantë shpine
🌻 Këpucë të përshtatshme, Sandale
🌻 Rroba banje, Veshje sportive, Ndërresa
🌻 Ushqim, Ujë, Fruta të thata
🌻 ENERGJI POZITIVE😃😃