Astrotourism Albania

3401 Adrian Edgar, Librazhd,Albania

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon

Liqenet e Rrajcës "Likopather"

Karakteristikat:

📈 Kategoria: Marshim
📆 Data:                                                                                        ⏰ Ora: 08:00
🚻 Pjesemarrja: Limituar Max 30 Persona..!                                📏 Distanca: Disnivel 920 M
📊 Niveli i guides: I Mesatare                        🅿 Vendi i Nisjes: Bar Bakery Chocho 2, Librazhd/Tirane.

 

Pershkrimi:🏞

Liqenet e Rajcës ndodhen në shpatin lindor të malit të Shebenikut, të vendosura në një cirkuit të madh kompleksesh akullnajore,pjesë e Parku Kombetar i Shebenik-Kabllanicë shtrihet në afërsi të fshatit Rajcë , lartësia 2200 metra në të cilën ndodhen i bë ato kaq të veçantë dhe atraktivë për tu vizituar,
Janë katër liqene akullnajorë, me gjatësi 100 - 200 m dhe gjërsi 80 -100 m, thellësia e tyre arrin në disa metra.
Janë të veçuara nga njëri-tjetri dhe mund të vizitohen brenda një dite,me ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë ,gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe.Gjatë periudhës së verës, një pjesë e këtyre liqeneve janë të mbuluar me lule, zambake natyrale, duke krijuar një peisazh të pakrahasueshëm me asgjë tjetër.

📑Programi:

✒Nisemi nga Librazhdi në orën 08:00 dhe rreth orës 09:00 jemi në Prrenjas . Nga aty do të marrim rrugën për në Fshatin Rrajcë i Famëshëm për legjendat e heroit tonë Kombëtarë Skëndërbe dhe Vallen e Rrajcës. Më pas marim shtegun në këmbë për të Liqenet e Rrajcës.
✒ Do të përshkrojmë një distancë rreth 6-7 km ku do alternohet hecja në brendësi të pyllit të ahut dhe terrenit jo shumë malorë do ndalojmë herë pas here për të bërë foto në vendet më pikante, me gjithëse atje është gjithçka e bukur,pasi të perfundojmë shtegun në brendësi te pyllit do shfaqet përpara nesh madheshtorja Fusha e Valit nga ku mund të shohim Pyjet e virgjëra prej 2000 ha tashmë pjesë e UNESCO.
✒ Do të kemi nderin dhe kënaqësinë të hecim në një rrugë qindra vjeçare e shtruar me kalldrëm si pjesë lidhëse e Via Egnatias dhe do e përfundojmë me vizitën në Liqenet e Rrajçës ku të apasionuarit e peshkimit mund të marin paisje për tu argëtuar (lejohet të kapen jo më shumë se 3 peshq),pamja e Malit të shebenikut 2260 m si dhe Pyjet e UNESCO do na mundësojnë mbylljen e Aventurës sonë.

Shënim: Gjatë këti turi, do të kemi mundësine të shikojmë dhe një vend antik Ilir sipas gojëdhënave është gjetur Përkrenare Ilire si dhe Ecja 3-4 km të pjesës përbërse te Via Egnatias

1. Transporti :
Librazhd-Fushë Studën-Librazhd.
2. Guidat shoqëruese.
3. Foto gjate aktivitetit

 

ÇFARË DUHET TE KENI ME VETE:


1. Cante Shpine.
2. Kepuce dhe Rroba të Pershtatshme për deborë .(Rroba për tu ndërruar)
3. Shishe Uji 1.5 Litra.
4.Ushqim,fruta të thata etj.
5. Buzeqeshjen tuaj :).