• Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon

3401 Adrian Edgar

Librazhd,Albania

Astrotourism Albania

🌞Shpella e Akullit dhe Festa Tradicionale e Lunikut 🌞

Karakteristikat:

📈 Kategoria: Hikking dhe Exploring N'Fest.

🅿 Vendtakimi: Bar Bakery Choco 2,Librazhd/Tirane.     📆 Data: .

📆 Dita: .                                                                           ⏰ Ora: 09:00/07:00.

🚻 Pjesemarrja: E LIMITUAR 30 PJESMARRES!           📏 Disnivel: 400 m.

📊 Niveli i guides: I Lehtë.                                                🚩 Vendndodhja: Fusha e Letmit ,Librazhd.

Informacion mbi vendin:

Shpella e Akullit është një tjetër mrekulli që na ka falur natyra, e që në të njëjtën kohë na jep mundësinë e të qenit sa më afër antikes.Shpella ndodhet në fushën e Letmit, në Parkun Kombëtar “Shebnik-Jabllanicë” të  rrethit Librazhd dhe e ka marrë këtë emër pasi karakterizohet nga freskia e lartë që ka në stinën e verës si rezultat i rezervimit të akujve nga stina e dimrit të cilat fillojnë shkrirjen gjatë muajit maj.Ajo ka një gjatësi prej 48 m dhe një lartësi 10 m si dhe gjerësi mesatare 9 m linear dhe është krijuar si rezultat i erozionit të tokës.Por dhe peisazhi fare i virgjër natyror rreth e përqark, nuk është më pak mahnitës.Forma e një katarakti të vogël, e bashkë me formacionet e shumta të shkëmbinjve krijojnë një peizazh përrallor. Mund të thuhet pa frikë se kjo pikë natyrore është një nga zbulimet e fundit të bëra nga aventurieret e natyres.Shpella e Akullit është kthyer në një destinacion për relaks dhe argëtim. Përveç pamjes mahnitëse Fusha e Letmit dhe Shpella e Akullit krijon mundesine të shmangies ditëve të nxehta të veres.

Programi:

Nisja ne oren 09:00 nga qyteti i Librazhdit (Bar Bakery Choco 2), mberritja ne fshatin Llangë të Njësisë Administrative Steblevë rreth orës 10:00 ku do kemi mundësi të shikojmë dhe fotografojmë Shtëpite e Ngurta të Llangës

 më shumë se 300 vjeçare dhe 3-4 katëshe në formë Kulle, pas ushtrimeve gjimnastikore, nga aty fillojme ecjen në këmbë në shtegun që kalon mbi një rrugë antike ku dhe sot shikohen disa pjesë të kalldrëmit të shtruar. Pasi mbërrijme në destinacion do kemi mundësi të shijojme pamjen mahnitëse te Shpellës së Akullit si dhe Pyjeve të dendur të ahut .Pasi qëndrojme rreth  30 minuta aty që ta shijojmë këtë Monument Natyre,marim rrugën për te Fusha e Letmit vendi në të cilin organizohet festa ku do bashkohemi dhe ne në atmosferën e valleve tradicione dhe gatimeve të zonës ,pas përfundimit të Festës do kthehemi nga rruga kryesore dhe jo nga shtegu nga i cili erdhëm.

 

Në Librazh/Tirane mbërrijmë rreth ores 17:00-20:00.

Të përfshira ne cmim:

1. Transporti vajtje - ardhje:Librazhd-Fushë  Studën –Librazhd/Liceu Jordan Misja,Tirane.

2. Guidat shoqëruese.

3. Foto gjate aktivitetit.

 

ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE (Lista e Shkurter):

 

1. Çantë Shpine                                               2.1L ujë

3.Ushqim sipas dëshirës                               4. Kepuce te pershtatshme

5. Rroba për tu nderruar                               6. Buzëqeshjen tuaj