Astrotourism Albania

3401 Adrian Edgar, Librazhd,Albania

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon

🌄Shpella Eremite e Koshorishtit🌄

🔆⛰Hikking dhe Exploring 🔆⛰

Karakteristikat:

📈 Kategoria: Hikking dhe Exploring                                   🅿 Vendtakimi: 
📆 Data:                                                                                  ⏰ Ora: 09:00.
🚻 Pjesemarrja: E LIMITUAR 40 PJESMARRES!               📏 Disnivel: 400 m.
📊 Niveli i guides: I Lehtë.                                                    🚩 Vendndodhja:Letëm /Koshorisht

 

Informacion:


Shpella eremite e Koshorishtit është shpella më e madhe dhe një nga më të rëndësishme në Shqipëri. 
Ajo gjendet në fshatin Koshorisht të krahinës së Çermenikës dhe është quajtur ndryshe “Shpella e kishës”.
Fshati Koshorisht është i përmendur si një vendbanim që në shek.e 15-të.
Ai figuron në një regjistër kadastral osman të vitit 1467, me emrin Kosharishtë.
Duke qenë se shpella ndodhet në faqen e Malit të Letmit, ajo njihet në literaturën shkencore si “Shpella e Letmit”. Por shpella ndodhet në teritorin e fshatit Koshorisht, ndaj ne kemi preferuar që ta quajmë “Shpella e Koshorishtit”.

 

 

 

 

Shpella ndodhet mbi një shkëmb të thepisur, në faqen jugore të Malit të Letmit, në një lartësi prej 300 m dhe në një pozicion shumë të vështirë për t’u ngjitur. 
Ajo ka formën e një zgavre natyrore rrethore dhe thellësia e saj është rreth 8 m. Në hyrje të saj shpella ka një gjërësi rreth 15 m dhe më tej ajo vjen duke u ngushtuar,duke formuar një ambient si dhomë me dimensionet 7 x 5 m. Në hyrje të shpellës dallohen disa fragmente muresh guri të lidhura me gëlqere, që dëshmojnë se shpella duhet të ketë qenë e mbyllur në mur.
Një përshkrim shumë të detajuar pikturave të shpellës.
Krishti Pandokratori i pikturuem mbi gjoks e sipër, përfshihet brenda nji medalioni e paraqitet në qëndrim frontal, tue bekue me të djathtën dhe tue mbajtë ungjillin me të majtën, veshun me mafor blu dhe himation të kuq, me brerore të madhe ari të kryqëzueme me vizat që formojnë kryqin, të hapta pak aty ku bashkohen me vizën rrethuese të brerores. Koka e Pandokratorit vjen pak në madhësi mbinatyrore.
Pjesët e fytyrës janë ndriçue në mënyrë të njinjishme,duart vijnë tepër të mëdha në përpjestim me fëtyrën.
Edhe figurave të Shën Mërisë dhe Emanuelit. “Shën Mëria, – shkruan ai, – paraqitet e tipit Oranta, me duer të hapta në qëndrim lutjeje deri në brez, nën maforin rreth kokës me nji napë blu të çelët. Fytyra e saj paraqitet në formë vezake me vetulla të trasha, të nalta, me sy të mëdhenj por çakërr, me hundë të drejtë dhe të prefët, me vizën rrethese të fytyrës të errët, që shtrihet si sfumaturë rreth qendrës së saj.
Pjesët e fytyrës ndriçohen në mënyrë të njinjishme dhe duert i ka ma të vogla në përpjestim me fytyrën.

 

Të përfshira:
🌻 Transporti:Tirane –Kanioni Holtes-Tirane
🌻 Guida
🌻 Foto gjatë aktivitetit 

🌻 ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE (Lista e Shkurter):
1. Çantë Shpine
2.1L ujë
3.Ushqim sipas dëshirës
🌻 ENERGJI POZITIVE😃😃