Astrotourism Albania

3401 Adrian Edgar, Librazhd,Albania

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon

Mali i Kallkanit

Karakteristikat:

📈 Kategoria: Ngjitje / Marshim
📆 Data:                                                                                ⏰ Ora: 07:00/09
🚻 Pjesemarrja: Limituar Max 40 Persona!                      📏 Distanca: Disnivel 920 M
📊 Niveli i guides: Mesatarë                                                 🅿 Vendi i Nisjes: Tirane/Librazhd.

Pershkrimi:

Mali i Kallkanit ndodhet në pjesën veriore të Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice i cili shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927 ha. Parku Kombëtarë Shebenik-Jabllanice është një nder parqet më të bukurat të vendit tonë si dhe më i madhi në Shqipëri. Ndodhet ne lartesine 2,253 m ku ne te ndodhen 14 Liqene akullnajore dhe 3 Liqene artificiale. 

 

📑Programi:

✒Nisemi nga Librazhdi në orën 08:00dhe rreth orës 09:30 jemi në Fushë Studën . Nga aty do të marrim rrugën për në Fshatin Steblevë i cili ndodhet ne pjesën veriore te Parkut në kufi me Maqedoninë. Më pas marim shtegun në këmbë për te Mali i Kallkanit 2189 m.
✒ Do të përshkrojmë një distancë rreth 6-7 km ku do alternohet hecja në brendësi të pyllit të ahut dhe terrenit jo shumë malorë do ndalojmë herë pas here për të bërë foto në vendet më pikante, me gjithëse atje është gjithçka e bukur,pasi të perfundojmë shtegun në brendësi te pyllit do shfaqet përpara nesh madheshtorja Fushat dhe Burimet ujore si dhe Ish Posta Kufitare,pasi të freskohemi në ujin e ftohtë të burimit ,marim rrugën për në Majë.
✒ Do të kemi kënaqësinë të jemi në kufi me Maqedoninë ku pamja që na ofrohet nga të anët e dy shteteve është mahnitëse ,pyjet e virgjëra dhe të dendura me ngjyrë e artë të Vjeshtës ,pamja e Malit të shebenikut 2260 m,Liqeni i Kallkanit do jetë nën këmbët tona,ngjyra e artënga të gjitha anën do mundësojë mbylljen e Aventurës sonë.

Shënim: Gjatë këti turi, do të kemi mundësine të shikojmë Brezin e Butë "Kloni i Hekurt " në kohën e Regjimit Komunist sot pjesa e Brezit të Gjelbër Europian.

Vendet që do vizitojm:

1-Qendra e Vizitorëve Fushë-Studë
2-Mali i Kallkanit
3-Brezi i Gjelbër Europian
4-Liqeni i Fushë-Studnes
5-Burimi Ujorë i Kallkanit
6-2 Ish Postat Kufitare


 

1. Transporti :
Librazhd-Fushë Studën-Librazhd.
2. Guidat shoqëruese.
3. Foto gjate aktivitetit


ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE (Lista e Shkurter):


1. Çantë Shpine                                                                               2.1L ujë          

3.Ushqim sipas dëshirës                                                                4. Kepuce te pershtatshme

5. Rroba për tu nderruar,krem djelli,kapele.                                6. Buzëqeshjen tuaj :-)